Mbappe refuzon ofertën e frikshme të Al Hilal: Më mirë një vit në pankinë!

Kylian Mbappé i thotë jo ofertës maramendase të Al Hilal. Sulmuesi francez nuk ka ndërmend të shkojë në Arabinë Saudite, pavarësisht ofertës së pazakontë.

“Nëse do t’i duhet të qëndrojë në pankinë gjatë gjithë vitit te PSG, do ta bëjë. Edhe sepse nëse vijnë rezultatet, veçanërisht në Champions League, për të do të jetë mirë. Por nëse nuk do të ndodhë, si do ta lërë jashtë trajneri një lojtar të tillë?”, burime të afërta me Mbappé thanë për Relevo.

Paris Saint-Germain kishte pranuar tashmë 300 milionë eurot e ofruara nga Al Hilal, por refuzimi i Mbappé i ndërlikon sërish planet e Al-Khelaifi. Presidenti natyrisht nuk dëshiron të humbasë një pasuri si francezi me zero në vitin 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbappe, sigurojnë të njëjtat burime, dëshiron të fitojë Champions dhe për këtë arsye nuk është i interesuar as për një vit të vetëm. Al Hilal i kishte dhënë mundësinë që verën e ardhshme të shkonte te Real Madrid, me të cilin tashmë kanë një marrëveshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?