Mbappe: Turp! Messi nuk mori respektin që meritonte në Francë
Lionel Messi e ka marrë tashmë vendimin e tij për t’u larguar nga PSG dhe për t’iu bashkuar Inter Miamit në MLS. Shoku i tij Kylian Mbappe nuk e ka pritur aspak mirë këtë lajme
Në një prononcim për “La Gazzetta dello Sport”, Mbappe deklaroi se Messin nuk e trajtuan ashtu siç ai e meritonte në Francë.
“Messi? Ne po flasim për lojtarin potencialisht më të mirë në historinë e futbollit. Nuk është kurrë një lajm i mirë kur dikush si Messi largohet.
Nuk e kuptoj pse kaq shumë njerëz u lehtësuan që ai po largohej. Ai nuk e mori respektin që meritonte në Francë. Turp …
Unë pata fatin të takoja Cristianon dhe më pas të luaja me Messin dhe kundër Messit. Ata janë vërtet të veçantë. Kam mësuar shumë prej tyre, veçanërisht me Messin gjatë këtyre dy viteve. Ata kanë shkruar historinë e futbollit, janë të pavdekshëm”, deklaroi Mbappe.
KOHA JONË SONDAZH

