“Mbetesh nënkampion”, ultrasit e Milanit thumbojnë zikaltrit pas humbjes

Interi humbi 1-0 finalen e Champions League kundër Manchester City. Goli i Rodrit i dhuroi tripletën “qytetarëve” dhe trofeun e madh për herë të parë në histori.

Në Itali kanë nisur ngacmimet e para ndaj tifozëve të Interit. “Kushërinjtë” e Milanit, të cilët e dinë mirë ndjesinë e humbjes së një finaleje në Stamboll, kanë reaguar me një pankartë thumbuese.

Curva Sud, tifogrupi më i madh që mbështet kuqezinjtë e Milanit, kanë shpalosur një banderolë në muret e stadiumit “San Siro”, aty ku shkruajnë: “Nga Sassuolo në Stamboll ka kaluar një sezon. Nuk ndryshon kurrë asgjë, mbetesh nënkampion”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?