Mbipopullim në krahun e djathtë, a ka vend për Dybala-n te Juvja?

Paulo Dybala mbetet në merkato. Nuk ka asnjë dyshim. Konfirmimin e ka dhënë edhe vetë drejtori sportiv i bardhezinjve, Paratici: “Ka interesime dhe diskutime”. Pozicioni i numrit 10 të Juventusit mbetet në dyshim. Nëse do të qëndrojë? A ka vend për të në formacionin 4-3-3? Kësaj përgjigje në fakt i është përgjigjur edhe vetë strategu bardhezi.

 

Spostimi në të djathtë- I vetmi për të cilin nuk ka asnjë dyshim është Cristiano Ronaldo, i cili do të luajë në të majtë të sulmit. Po Dybala? “Dybala mund të luajë si trekuartist, por mund të jetë edhe një sulmues në krahun e djathtë”. Në këtë mënyrë Sarri e shikon më shumë si një kandidatë për krahun e djathtë të sulmit, por ka një “por” ose më saktë dy …

Swiss Digital Desktop Reklama

Rivaliteti- Në këtë krahë në fakt ka një mbipopullim, pasi aty luan Douglas Costa dhe Federico Bernandeschi. Braziliani ka shkëlqyer gjatë miqësoreve të verës, duke rezultuar si futbollisti më në formë i skuadrës, ndërkohë edhe Bernandeschi ka bërë mirë në ndeshjet që është aktivizuar dhe gëzon gjithashtu një formë të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse përsërit disa si ndeshja me Atleticon në Torino, për Dybala-n do të jetë shumë e vështirë për të gjetur vend në këtë krahë. Për Dybala do të jetë një sezon i vështirë edhe nëse qëndron, pasi deri më tani nuk ka asnjë sinjal se mund të luajë si qendërsulmues, ashtu siç bënte më parë te Palermo. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?