Mbrëmje e frikshme për Donnarumma-n, hajdutët e lidhin në shtëpi bashkë me bashkëshorten

Gianlugi Donnarumma ka përjetuar një mbrëmje horro në Paris. Portieri i Paris Saint-Germain është sulmuar nga hajdutët në apartamentin e tij. Pasi janë futur brenda ata e kanë lidhur italianin dhe bashkëshorten e tij.

Për fat, në një moment të caktuar dyshja ka mundur të lirohet dhe është larguar nga banesa duke iu drejtuar një hoteli në orën 3:20 të mëngjesit së të premtes.

Menjëherë, pjesëtarët e hotelit lajmëruan forcat e rendit ndërsa në krahun tjetër, hajdutët ia dolën të largoheshin duke shkaktuar një dëm prej 500.000 eurosh falë sendeve të vjedhura në apartamentin e 24-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa çifti Donnarumma u dërgua në spital teksa janë shokuar nga kjo ngjarje e rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?