Mbrëmje magjike në Champions/ Bayerni sfidon PSG, Milani luan aktin e dytë ndaj Tottenham
Mbrëmja e kësaj të mërkure rezervon të tjera emocione dhe spektakël mbrëmjen e sotme në Champions League. Vëmendja është te supersfida Bayern-PSG, aty ku do të luhet akti i dytë. Bavarezët fituan ndeshjen e parë me rezultatin minimal 1-0, duke favorizuar disi vendasit që do të luajnë në “Allianz Arena”.
Bayerni do të jetë pa Neuer, Pavard e Hernandez, ndërsa parisienët do të vuajnë mungesën e Neymar, që është dëmtuar në ligament dhe me shumë gjasa ka mbyllur këtu sezonin me parisienët. Messi e Mbappe kërkojnë me ngulm përmbysjen e madhe dhe pse jo shpresojnë për biletën për në çerekfinale.
Nga ana tjetër, Milan luan përballë Tottenham në Londër. Kuqezinjtë kanë avantazhin e një goli pas fitores minimale në “San Siro”, megjithatë endë nuk kanë siguruar asgjë për ta kaluar më tej. Lajmi i mirë në kampin kuqezi është rikthimi i Giroud, por Pioli shpreson të ketë edhe Brahim Diaz.
KOHA JONË SONDAZH

