Mbrojtësi i Çekisë: Jam serb, por nuk kam asgjë kundër Kosovës!
Kosova do të luajë kundër Anglisë dhe Çekisë në ndeshjet e radhës eliminatore të kampionatit europian 2020. Mbrojtësi i Çekisë, Stefan Simic, ka folur para sfidës dhe ka theksuar se vjen nga Serbia, por nuk ka të njëjtat mendime si serbët e tjerë për Kosovën.
“Bosnja është e ndarë në tre pjesë, familja ime vjen nga një vend ku jetojnë serbo-boshnjakët. Kështu që unë jam serb, jam ortodoks. Jam person pa konflikte. Disa futbollistë kosovarë përfaqësojnë shtete tjera, si për shembull Shqipërinë.
Kam shokë mysliman, ortodoks dha katolikë. Miqtë e mi janë nga pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë, Ballkani dhe bota. Nuk kam asgjë kundër askujt”, tha Simic.


KOHA JONË SONDAZH

