Mbrojtësi i City-it operohet me sukses në gjurin e djathtë
Manchester City ka dalë me një deklaratë për shtyp në lidhje me dëmtimin e Aymeric Laporte. Mbrojtësi francez pësoi një lëndim të rëndë në gjurin e djathtë në ndeshjen e fituar ndaj Brighton dhe u detyrua të linte fushën me barelë.
Ai u operua në Barcelonë nga mjeku Ramon Cugat dhe gjithçka ka shkuar me sukses. “Qytetarët” nuk japin një datë fikse se kur do të rikthehet në fushë mbrojtësi francez.
Për momentin skuadra angleze ka mbetur vetëm me dy mbrojtës qëndror: Nicolas Otamendi dhe John Stones, teksa Vincent Kompany u largua gjatë kësaj vere nga kampionët e Anglisë.
KOHA JONË SONDAZH

