FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbrojtësi i Kukësit, Gëzim Krasniqi: Ja kur kthehem në fushë

Mbrojtësi i Kukësit, Gëzim Krasniqi vazhdon me fazën e rikuperimit nga një dëmtim i rëndë, ndërsa para ndeshjes me Partizanin foli për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ku tha se verilindorët kanë pësuar shumë gjatë fazës së parë.

Ku jeni me rikuperimin?

Pjesën më të vështirë e kalova dhe kam 2 javë që kam nisur angazhimin me Kukësin. Për 2-3 javë do jem gati.

Swiss Digital Desktop Reklama

A ju vë në presion kjo sfidë me Partizanin?

Swiss Digital Mobile Reklama

Skuadrat e para janë afër me pikë, edhe me performancë, nuk mendoj se do jetë aq decizive as për ne, as për Partizanin.

8 gola të pësuar në fazën e parë a janë shumë?

8 gola për kaq ndeshje, janë shumë për një skuadër që do titullin. Po të isha vetë do kisha bërë më mirë, nuk do kishim marrë kaq gola.

E sheh Kukësin si ekip pretendent? Kë sheh rivalin më të fortë?

Te Kukësi janë objektivat e qarta për titullin kampion. Pretendentë janë Tirana e Partizani, por edhe ekipet e tjera janë aty dhe po bëjnë të njëjtën performancë. Duhen edhe disa ndeshje për të parë si do ndahen ekipet, kush është për mbijetesë dhe kush për titull kampion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?