Mbrojtësi i Lens: Messin do e kap prej fanelle dhe më pas do e puth, për Mbappe do të duhet një ambulancë

Lens ëndërron titullin kampion në Ligue 1. Janë vetëm 6 pikë pas PSG dhe dueli direkt i kësaj të shtunë në Parc des Princes mund të mbyllë bisedimet për titullin ose t’i rihapë ato përfundimisht.

Facundo Medina, mbrojtësi argjentinas i Lens, foli për El Graph në lidhje me duelin ndaj Messit: “Do të jetë e vështirë për mua që ta markoj, kam frikë se mos e dëmtoj. Nëse ai rrëshqet, do ta kap prej fanelle dhe pastaj do ta puth dhe ti kërkoj që të më përqafojë”.

Mbrojtësi ka një plan edhe për të ndalur Mbappe: “Ai është i vështirë për t’u markuar, por ju më njihni mirë. Nëse do më kalojë, atëherë duhet të vijë një ambulancë që ta marrë”, tha Medina. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligue 1: Facundo Medina, defensa del Lens: "¿Si se me va Mbappé? Va a tener  que venir una ambulancia a buscarlo" | Marca

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?