Mbrojtësi i PSG mbyll sezonin, pësoi një dëmtim të rëndë

Mbrojtësi i PSG, 27-vjeçari Presnel Kimpembe, pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Marseille në kampionat.

Ai u detyrua të zëvendësohet në minutën e 16-të dhe ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një shkëputje e tendinës së akilit.

Për këtë arsye, Kimpembe do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale dhe sezoni për të tashmë është mbyllur. 27-vjeçari ishte kthyer në një titullar të rëndësishëm për kampionët e Francës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?