Mbrojtja kërkon lirimin me kusht të Hashim Thaçit, ofron garanci financiare prej 50 mijë eurosh

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë lirimin e tij të përkohshëm nga paraburgimi, duke argumentuar se ai nuk paraqet rrezik për arratisje.

Në kërkesën e depozituar pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, avokatët e Thaçit kanë theksuar se vazhdimi i paraburgimit nuk është më i arsyeshëm dhe proporcional, ndërsa kanë ofruar edhe një garanci financiare prej 50 mijë eurosh për të siguruar lirimin e tij.

“Mbrojtja kërkon që Gjyqtari i Vetëm i Gjykimit të urdhërojë lirimin e përkohshëm të zotit Thaçi, duke marrë parasysh se ai nuk paraqet rrezik arratisjeje, veçanërisht duke pasur parasysh garancinë financiare prej 50 mijë eurosh të ofruar për të siguruar lirimin e tij”, thuhet në kërkesën e mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesa është paraqitur në kuadër të rishikimit periodik të masës së paraburgimit, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës Speciale për këtë çështje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se vendimi përfundimtar për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – do të shpallet më 16 shtator të këtij viti.

Katër ish-udhëheqësit e UÇK-së akuzohen për vepra penale që përfshijnë vrasje, torturë dhe përndjekje, të cilat sipas aktakuzës lidhen me periudhën e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi i kanë mohuar të gjitha akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm për veprat që lidhen me rreth 155 viktima të pretenduara.

Prokuroria ka kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe ka propozuar dënim me nga 45 vite burg për secilin prej tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?