Mbyllen pa fitues dy ndeshjet e para të javës së dytë në Superiore

Nuk ka fitues në dy ndeshjet e para të javës së dytë në Abissnet Superiore. Teuta ngeci në barazim 1-1 me Bylisin, ndërsa Kastrioti barazoi pa gola ndaj Erzenit.

Durrsakët, pas humbjes në transfertë me Laçin, nuk mundën të merrnin 3 pikët në shtëpi. Bylisi befasoi në fundin e pjesës së parë, duke shënuar me Anthony Beji, ndërkohë Rubin Hebaj shmangu humbjen e Teutës.

Kastrioti-Erzeni, përfundoi pa gola, 0-0. Krutanët nuk mundën që të shfrytëzonin faktorin shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?