Mbyllen pjesët e para në Superiore, Partizani i merr momentalisht kreun Tiranës

Kategoria Superiore po luan javën e parafundit, teksa janë mbyllur dhe 45-minutat e para. Partizani është duke fituar 2-1 në transfertën ndaj Kastriotit. Rrapaj dhe da Silva kanë përmbysur golin e Grecës.

Tirana është duke barazuar 1-1 me Bylisin. Hila kaloi në avantazh bardheblutë në minutën e 22-të, por Danladi barazoi 4 minuta më pas.

Në sfidat e tjera Kukësi ka barazuar pa gola me Erzenin, Teuta po fiton 1-0 ndaj Egnatias, ndërkohë që Vllaznia dhe Laçi janë ende pa gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?