Mbyllet pa fitues super derbi mes Evertonit dhe Liverpoolit (VIDEO)
Super derbi i Merseyside, mes Everton dhe Liverpool nuk ka mundur që të prodhojë gol ditën e sotme, por spektakli nuk ka munguar. Në fraksionin e parë, të dyja skuadrat goditën plotë 3 herë shtyllën.
Everton në një rast dhe Liverpooli në dy raste me Nunez dhe Luis Diaz. Ndërsa në minutën e 69-të Everton do të gjente rrugën drejt rrjetës, por që do të anulohej me VAR për shkak të pozicionit të parregullt të Coady.
Pas këtij barazimi pa gola, Liverpool renditet në vend të pestë me 9 pikë, ndërkohë që Everton qëndron në vend të 14 me vetëm 4 pikë të grumbulluara.
KOHA JONË SONDAZH

