“Më ka thirrë Atdheu”, Ballistët karikojnë Kombëtaren para sfidave të qershorit
Kombëtarja jonë pritet të rikthehet në fushë në muajin qershor. Kuqezinjtë e Sylvinhos presin Moldavinë në “Air Albania” (17 qershor), ndërkohë që tri ditë më vonë do të luhet transferta ndaj Ishujve Faroe.
Tifozët premtojnë mbështetje për Shqipërinë, ndërkohë që presin fitoret e para në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Grup ku bëjnë pjesë edhe Polonia dhe Çekia.
Ballistët, tifo-grupi që mbështet Shkëndijën, do të jenë të pranishëm në Tiranë të shtunën e 17 qershorit. Ultrasit tetovarë, të cilët njihen për atmosferën fantastike që krijojnë, nuk heqin dorë asnjëherë nga mbështetja për kombëtaren kuqezi.
Njësoj do të ndodhë edhe ndaj Moldavisë. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Ballistët premtojnë udhëtimin e tyre drejt kryeqytetit shqiptar për duelin e radhës drejt ëndrrës Euro 2024.
KOHA JONË SONDAZH

