Me qendra tregtare, kafene e gjelbërim, prezantohen projektet për stadiumin “Niko Dovana”

Ditën e sotme është bërë prezantimi i 3 projekteve finaliste për stadiumin e ri të Durrësit “Niko Dovana”. Në garë janë 3 studio të arkitekturës bashkëkohore, 51N4E (Belgjikë) Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV(Holandë).

Në prezantimin përballë kryeministrit Edi Rama, kryetares së Bashkisë Emiriana Sako, kreut të FSHF-së, Armand Duka, si edhe të një jurie ndërkombëtare, përfaqësuesit e studiove kanë treguar pikat kryesore të projekteve. Me qendra tregtare, kafene e gjelbërim, këto kanë qenë thelbi i çdo prezantimi.

Përfaqësuesi i 51N4E nga Belgjika tha se ky projekt nuk duhet të jetë i ndarë nga pjesa tjetër, por do duhet që të integrohet me qytetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk duhet të jetë një projekt i madh që të parandalojë jetën në atë qytet, por të jetë pjesë e qytetit dhe jo një kapërcim shumë i madh mes asaj që ndodh atje. Përreth stadiumit ka 3 shkolla dhe ne do e përfshijmë këtë në projekt dhe së bashku me stadiumin do e kthejmë në park të stërvitjes”, tha  ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

I dyti në radhë për prezantimin ishte Bjarke Ingels Group, në të cilën thelbi i projektit të tyre ishte një stadium, jo vetëm për futbollistët, por edhe i dobishëm për qytetarët.

“Tipik stadium duke i dhënë një shkallë njerëzore, të jetë i dobishëm për qytetarët, por edhe futbollistët. Me kapacitet prej 10 mijë njerëz”, deklaruan përfaqësues të kësaj studiojeje. E fundit, ishte MVRDV nga Holanda.

“Duam të ndërtojmë një qytet sporti në një të ardhme, jo vetëm për qytetin, por në aspekt të përgjithshëm. Duam të arrijmë zhvillimin e një lagjeje të re. Një qendër e re, me disa programe jo vetëm për aktivitete futbollistike, por për ta bërë atë 24 orë të ditës të përdorur”, përfundoi prezantimi.

Projekti i 51N4E (Belgjikë)

 

Projekti nga Bjarke Ingels Group

Projekti i MVRDV nga Holanda

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?