Mediat italiane zbulojnë emrin e ri të Partizanit, s’është Sormani
Partizani duke se e ka gjetur trajnerin e ri, por ai nuk do të jetë as Zdenek Zeman apo Adolfo Sormani. Sipas gazetarit të mirënjohur italian, Alfredo Pedulla do të jetë Franco Lerda trajneri i ri i të kuqve madje tekniku 51-vjeçar ka mbërritur në Tiranë për të hedhur firmën në kontratë dhe do të zyrtarizohet në orët e ardhshme. Ashtu siç edhe pritej Olsi Rama ka zgjedhur një italian për stolin e Partizanit.
Megjithatë emërimi i Lerdës gjithmonë nëse firmos mund të konsiderohet një bast për Partizanin pasi bëhet fjalë për një trajner që në 4 vitet e fundit ka patur vetëm 2 eksperienca të shkurtra te Vicenza dhe gjatë gjithë karrierës së tij ka drejtuar kryesisht klube të Serie B dhe Serie C.
Lerda i cili në karrierën e tij si futbollist ka luajtur me skuadra si Torino, Brescia e Napoli, në pjesën më të madhe të skuadrave që ka drejtuar është shkarkuar nga puna, madje Torino dhe Lecce e kanë shkarkuar nga 2 herë, një ogur jo shumë mirë ky për Partizanin. Të kuqtë mund të konsiderohen si një hap i madh në karrierën e Lerdas duke patur parasysh që do të drejtojë një skuadër që merr pjesë në kualifikueset e Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

