Mediat spanjolle vlerësojnë Uzunin: Një sulmues “killer” ka shënuar më shumë se Benzema

Pas vetëm një sezoni në LaLiga 2, Granada siguroi rikthimin në elitën spanjolle duke fituar kampionatin. Një nga pikat më të forta ishte Myrto Uzuni, i cili shënoi 23 gola në 55 ndeshje.

Uzuni e mbylli kampionatin si golashënuesi më i mirë i saj teksa tashmë përgatitet për të shkëlqyer në elitë. Mediat prestigjioze të Spanjës kanë nisur ta kenë në vëmendje teksa është e përditshmja AS e cila i ka kushtuar një speciale Granadës dhe organikës së saj.

Kur vjen puna te Uzuni, spanjollët e cilësojnë sulmuesin si një “Killer” që ka realizuar edhe më shumë se emra prestigjiozë të LaLiga-s si Karim Benzema apo Antoine Griezmann dhe është aktualisht në të njëjtën kuotë golash me Robert Leëandoëskin e Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një “Killer” i vërtetë, golashënuesi më i mirë i skuadrës. E bën këtë vetë në vitin e tij të dytë në skuadër, pa lënë mënjan faktin se është asistuesi i dytë më i mirë i Granadës”, shkruan “AS”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?