Mediat spanjolle zbulojnë sekretet e Sampaolit për sfidën me Nigerinë
Humbja e Kroacisë do të shoqërohet nga ndryshime të shumta te Argjentina. Caballiero është viktima e parë për disfatën kundër Kroacisë. Në Argjentinë nuk kanë më dyshime dhe për ndeshjen vendimtare kundër Nigerisë portieri titullar do të jetë Franco Armani, 31-vjeçari që luan me River Plate. Portieri i dytë i Chelsea do të paguajë gabimin e rëndë të bërë te rasti i golit të parë për kroatët shënuar nga Rebic. Ndërkohë, gazeta “AS” ka fotografuar një bllok shënimesh në dorën e Sampaoli, ku pavarësisht nga kritikat, Messi mbetet në qendër të projektit.
Poshtë emrit të Messi është dikush që i fillon emri me “B”, dhe sipas mediave spanjolle mund të jetë Banega ose Biglia. Në letër lexohet një lojë 7 kundër 7 plus dy xhola. Nga njëra anë janë Ansaldi, Fazio, Lo Celso, Meza, Dybala, Pavon dhe Aguero; ndërsa Salvio, Rojo, Tagliafico, Mascherano, Di Maria, Higuain dhe Perez ishin me ekipin tjetër. Messi dhe futbollisti i lartpërmendur me “B”.
Argjentina luan gjithçka ndaj Nigerisë pasi do të duhet të fitojë me diferencë golash për të evituar surpriza të hidhura nga sfida Kroaci Islandë
KOHA JONË SONDAZH

