Mediat turke thumbojnë Skënderbeun: Beshiktashi do ishte kualifikuar!

Pas përjashtimit 10-vjeçar nga Kupat e Europës të Skënderbeut, mediat turke kanë shpërthyer ndaj ekipit korcar. “Milliyet.com.tr” ka shkruar se për faj të Skënderbeut, Beshiktashi nuk e kaloi fazën e grupeve të Europa League në vitin 2015-2016.

Në atë vit, ekipi turk ishte në grup bashkë me Skënderbeun, Lokomotivën dhe Sportingun e Lisbonës dhe u renditën në vendin e tretë.

“Në sezonin 2015-2016, Beshiktashi, Skënderbeu, Lokomotiva dhe Sportingu ishin në një grup. Dy ndeshjet e fundit që luajti Skënderbeu, ishin të paracaktuara, duke vendosur fatin e renditjes së grupit, paraprakisht”, thuhet ndër të tjera në materialin “Milliyet.com.tr”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?