Megi Doçi dhe Arbiona Bajraktari: Grup i vështirë, por japim maksimumin! (VIDEO)

Ditën e sotme kanë dalë në një konferencë për shtyp, në ambientet e stadiumin “Elbasan Arena” dy futbollistet e kombëtares së femrave, Megi Doçi dhe Arbiona Bajraktari, të cilat folën për ndeshjen e eliminatore EURO 2021, Shqipëri-Finlandë më datë 2 shtator ora 17:00 dhe përgatitjet që po kryen skuadra përfaqësuese.

 

“Do të përballemi me një ekip të vështirë dhe mendoj se ndeshja e parë të motivon më tepër për ndeshjet në vazhdim. Mendoj se jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Një grup i mirë vajzash vijmë nga entuziazmi i kualifikimit në Champions League. Shpresoj që edhe vajzat e tjera të kombëtares të jenë përgatitur sa më mirë në klubet e tyre respektive. Objektivat nuk mungojnë, e rëndësishme është, ne të japim më të mirën në fushë, të luajmë me shpirt, të vendosim zemrën në fushë e gjithçka mund të arrihet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshira që unë të shënoj në këtë ndeshje nuk mungon por ajo që është më e rëndësishme është i gjithë ekipi. Grupi që bëjmë pjesë, është një grup i fortë dhe i vështirë, janë skuadra me shumë eksperiencë, por më e rëndësishme është ne të jemi grup dhe të luftojmë për më të mirën”, deklaroi Megi Doçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që Arbiona Bajraktari u shpreh: “Ne jemi duke u përgatitur shumë mirë, e duam të japim maksimumin pasi luajmë në vendin tonë, e shpresoj të kemi mbështetjen e tifozëve në shkallët e stadiumit ‘Elbasan Arena’. Objektivat nuk jemi në gjendje ti përcaktojmë ne por, i garantojmë trajnerit, tifozerisë dhe stafit, që ne do të bëjmë maksimumin, që të marrim sukses në këtë grup.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?