Mema: I lumtur për fitoren, më shqetëson vetëkënaqësia
Trajneri i Tiranës, Ardian Mema është shprehur shumë i kënaqur me suksesin 3-1 ndaj Skënderbeut, por strategu i bardhebluve ka evidentuar edhe disa gabime që kanë të bëjnë me përgjumjen pas golit të parë të shënuar.
“Më gëzuan 3 pikët, sepse e pata thënë që është ndeshje mjaft e rëndësishme. Kjo ka qenë fitore me vlera, edhe si rezultat, por edhe si lojë, ku bëmë mirë, edhe pse patëm probleme në momente të caktuara. Duhej të bënim disa gjëra më mirë, por do t’i shohim në analizë, sepse ekipi pati mundësi për të shënuar më shumë. Kemi falur shumë para portës dhe do punoj në këtë aspekt, pasi nuk mund ta mbajë ndeshjen pezull deri në fund.
Barazimi? E pashë golin dhe Doka e la kundërshtarin bosh, për të goditur portën. Një mbrojtës nuk duhet ta bëjë kurrë këtë. Nuk besoj se do ishte mirë që të përfundonte barazim me një episod. Luajtëm më mirë se Skënderbeu dhe e kërkuam fitoren. Megjithatë duhet të korrigjojmë gabimet në ndeshjen e radhës. E shoh te një vetëkënaqësi që kanë lojtarët. Duhet të jenë më të thjeshtë dhe të administrojnë rezultatin. Këtë e pashë edhe në Shkodër. Duhet të jenë të thjeshtë të bëjnë golin e dytë dhe të sigurojnë rezultatin. Kjo na jep panik, pasi duke qenë 1-0 nuk kemi garanci”, deklaroi Mema.
KOHA JONË SONDAZH

