Mema: Ia dhuruam fitoren Bylisit, turp të pësosh golat në këtë mënyrë
Tirana u mposht me rezultatin 3-1 në transfertën mallakastriote ndaj Bylisit, ndërsa trajneri i bardhebluve Ardian Mema, në intervistën e dhënë pas ndeshjes, ai nuk e fshehu zhgënjimin e tij për humbjen dhe sjelljen e lojtarëve të tij në momente të caktuara.
“Nuk do e thosha kështu, pasi mendoj se problemet i patën mbrojtësit në goditjet standarde. Nuk e kuptoj, të përgatisësh çdo gjë dhe të humbësh ndeshjen për një shpërqendrim, më vjen keq. Ia dhuruam ne fitoren kundërshtarit, pasi nuk është se Bylisi po sulmonte fort. Ato u munduan të punojnë fort për topin e parë. Më erdhi keq për mënyrën si pësuam. Ka një vit që punojmë me këto gjëra dhe nuk shkon kështu.
Tabloja e ndeshjes kjo ka qenë, se të tre golat ia kemi dhuruar kundërshtarit, nuk di, sikur të mos kishte trajner në fushë, në ato momente duhet të jesh i përqendruar se të pësosh ato gola është turp, kur kundërshtari përdor gjithë arsenalin e tij, është në rregull, por kur pëson kështu golash nuk di çfarë të them.
Apo, edhe goli i dytë, për gabimin tonë. Kjo është një mos dëshirë, nuk ka lidhje me trajnerin. Të gjithë këto gola, kushdo të jetë trajner, nuk ka si t’i shmangë. Kur bëhet fjalë për manovra sulmi apo mbrojtje, mund të të mundë një ekip, por me gola të tillë të pësuar, nuk besoj se është çështje trajneri. Kampionati është i gjatë dhe këta lojtarë duhet vetëm të luajnë të përqendruar. Sidomos në sulm, kemi elementë shumë të mirë dhe Tirana nuk ka për të vuajtur asnjëherë përpara.
Bylisi luajti sipër që në momentet e para dhe pas golit, normal që do sulmonim pasi ishim në humbje. Nuk është çështje vendosjeje, pasi e thashë që mënyra se si pësuam 3 golat sot, nuk lidhet me strategjitë e trajnerit. Tirana nuk ka shpirtin që e karakterizon. Mendoj se kjo është e vërteta. Asgjë më tepër”, deklaroi Mema.
KOHA JONË SONDAZH

