Mema: Me Skënderbeun luajmë ndeshjen e muajit, duam 3 pikët

Ardian Mema e shikon si mjaft të vështirë ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut, pavarësisht këta të fundit kanë shumë mungesa. Sipas trajnerit të bardhebluve, rivalët nuk duhet të vlerësohen.

 

“Çdo kundërshtar ka specifikat e veta dhe sado i dobët të jetë në letër, pa përqendrimin e duhur të sjell vështirësi. Ne duhet t’i bëjmë “hyzmetin” deri në fund, sepse nuk ka ndeshje të thjeshta. Skënderbeu ka trajner të shkëlqyer, që u merr maksimumin lojtarëve. Skënderbeu nuk është një skuadër që mund të merret lehtë dhe pa përqendrim. Nëse thuhet se është skuadër e dobët, është gabim, sepse është ndeshja më e rëndësishme e muajit. Nuk e ka shkëlqimin e dikurshëm, por është ekip i mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Torasa? Nuk është i gatshëm për nesër. Ka shprehur gatishmëri për të luajtur, por nuk e rrezikoj ta humbas gjatë vetëm për një ndeshje. Osmani? Është herët për të folur, por mendoj se Osmani ka pjesën e vet. Ai është një pikë e fortë për skuadrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Objektivi? Ne luajmë për 3 pikë dhe duam që t’ia marrim çdo ekipi. Kjo pjesë të bën për titull dhe nuk mund të bësh hapa fals e më pas të jesh pjesë e elitës. Në skuadër duhet mentalitet fituesi. Për sa kohë t’i bëjmë “hyzmetin” çdo ndeshjeje, janë edhe pikët në mes. Objektivi është që të fokusohemi ndeshje pas ndeshjeje”, u shpreh Mema.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?