Menaxheri i Vlahovic: Më ka kontaktuar Bayerni, Atletico dhe Chelsea
Menaxheri i sulmuesit të Juventus-it, Dusan Vlahovic, ka pranuar se Chelsea, Atletico Madrid dhe Bayern Munich interesohen për serbin.
Ish-ylli i Fiorentina-s mund të vendosë të largohet në fund të sezonit pas një sezoni shumë të vështirë me bardhezinjtë. Një zëdhënës i përfaqësuesve të Vlahovic ka thënë:
“Janë tre klube që kanë shprehur interesin e tyre dhe mendoj se Juventus-i do të marrë në konsideratë çdo ofertë që mund të bëhet. Tre klubet në fjalë janë klube të mëdhenj. Janë Chelsea, Atletico Madrid dhe Bayern Munich”, deklaroi ai.
Këtë sezon Vlahovic ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 41 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.
KOHA JONË SONDAZH

