Mendes në Torino për të mbyllur akordin për transferimin e pasuesit të Ronaldos
Jorge Mendes është rikthyer në Torino mbrëmjen e djeshme, ku ka ndjekur ndeshjen mes Juventusit dhe Udineses, në krah të drejtorit sportiv të bardhezinjve, Fabio Paratici.
Të dy bashkë punuan edhe në verë, duke bërë të mundur që të transferohen te skuadra bardhezi futbollistët si Ronaldo dhe Cancelo, ndërsa mediat italiane thonë se rikthimi i Mendes në Torino është bërë për një tjetër operacion të rëndësishëm merkatoje.
Drejtuesit e Juventusit ndjekin prej muajsh me shumë interes talentin portugez të Benficës, Joao Felix, që në Portugali cilësohet si Ronaldo i ri dhe për më tepër, menaxhohet pikërisht nga super menaxheri, Joao Mendes.
20-vjeçari ka një kontratë afatgjatë me klubin portugez dhe klauzola për prishjen e saj është 120 milionë euro, shifër e cilësuar shumë e lartë nga bardhezinjtë, por që mund të negociohet nga palët, për më tepër kur në mes është Mendes.


KOHA JONË SONDAZH

