Merkato e verës “zien”, PSG propozon shkëmbim brazilianësh me gjigantin spanjoll

Martesa” mes Neymar dhe PSG sa vjen e shkon drejt fundit. Ylli brazialian thuhet se ka prishur çdo marrëdhënie me drejtuesit francez, të cilët kërkojnë që të çlirohen njëherë e më parë nga shërbimet e tij.

Nga kjo situatë kërkon që të përfitojë Reali i Madridit. Spanjollët shikojnë te Neymar njeriun ideal për të mbushur hapësirën e lënë bosh prej largimit të Cristiano Ronaldo.

Por, për të arritur te kartoni i sulmuesit 27 vjeçar, gazeta “AS” zbulon se Reali i Madridit duhet të sakrifikojë yllin e saj të ri, Vinicius JR.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, PSG kërkon domosdo në shkëmbim kartonin e 19 vjeçarit. Operacion i cili nuk preferohet aspak nga Reali i Madridit, i cili për momentin e konsideron Vinicius si yllin e ri të “Los Blancos”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?