Merr fund ëndrra për revansh e McGregor, Mayweather sfidon Asakura-n më 25 shtator (VIDEO)
Ndeshja e radhës e Floyd Mayweather do të jetë kundër luftëtarit MMA dhe YouTuber Mikuru Asakura dhe do të zhvillohet më 25 shtator në Japoni.
Të mërkurën u konfirmua se ylli i pamposhtur i boksit tani do të përballet me Asakura, një ish-kampion i dy divizioneve në MMA.
Përpara se dueli të shpallej në qershor, kishte spekulime se Mayweather mund të tërhiqej nga ringu nda ish-kundërshtarëve Manny Pacquiao ose Conor McGregor.
Konfirmimi i ndeshjes me Asakura, i jep fund shpresave për një revansh të mundshëm nga McGregor, i cili ishte dueli i fundi që Mayweather e fitoi si profesionist në vitin 2017. /R.Lika-Koha Jonë/
🚨 FLOYD’S BACK!
✅ Floyd Mayweather Jr’s next exhibition fight is now set
🥊 vs. Mikuru Asakura
🗓 Sep. 25th
🏟 Saitama Super Arena
🇯🇵 Japan#MayweatherAsakura pic.twitter.com/ofVILIeP7l— BOXRAW (@BOXRAW) August 31, 2022
KOHA JONË SONDAZH

