E KRYER/ Merr fund telenovela Icardi, huazohet te PSG-ja

Mauro Icardi mund të quhet futbollisti më i ri i PSG. Lëvizja finale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa agjentja dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara ka udhëtuar në Paris për të mbyllur akordin. Ish kapitenin e Interit që pritet të largohet në huazim një vjeçar drejt kampionatit francez ose atij spanjoll.

 

“Më duhet të lëviz, pasi duhet të punoj deri në fund për zgjidhjen e kësaj situate. Janë në lojë dy skuadra, por asnjëra italiane. Ishte edhe opsioni Boca Juniors, por duket i pamundur momentalisht. Padia? Në rast largimi, padia bie menjëherë. Marrëdhëniet e mia me shoqërinë zikaltër janë gjithmonë e më të mira”, deklaroi Wanda para se të lërë studion e emisionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Leonardo është ofruar për të marrë Icardin në huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 70 milionë eurove, opsion ky i pranuar edhe nga Interi, por jo nga sulmuesi argjentinas, që kërkon vetëm huazimin një vjeçar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, në garë është edhe Valencia, por mbetet vetëm opsioni i fundit për Icardin, që nuk është se e ka me qejf të kalojë një vit në “Mestalla” dhe për më tepër, klubi spanjoll nuk bën dot asnjë lëvizje pa shitur më parë sulmuesin Rodrigo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?