Mertens karikon Napolin: Titulli vendoset në përballjen direkte ndaj Juves!

Dris Mertens është më i karikuar se kurrë në luftën për titullin kampion ndaj Juventusit: “Për mua është mirë që me 22 prill do të ketë një përballje direkte. Do të jetë një finale për ne, ajo ndeshje mund të jetë vendimtare. Për këtë qëllim dua që të jem gjithmonë në krye në 9 javët që kanë mbetur.

Në Itali jam përmirësuar shumë, të jem kampion me Napolin do të ishte një mrekulli. Për fat të mirë Juventusi ka barazuar ndaj SPAL”, ka thënë sulmuesi i Napolit. Kujtojmë që diferenca mes Juventusit dhe Napolit është dy pikë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?