Mesfushori i Chelsea-t rrihet keq nga 6 persona pasi ngacmoi të fejuarën e një futbollisti

Mesfushori i Anglisë, Danny Drinkwater, i cili luan me Burnley i huazuar nga Chelsea, është rrahur jashtë një lokali nate në Mançester. Sipas “The Sun”, futbollisti kishte ngacmuar një vajzë dhe për këtë arsye u sulmua nga 6 persona, mes të cilëve edhe një futbollist që luan me Scunthorpe, në kategorinë e tretë angleze.

 

Arsyeja është se Drinkwater ngacmoi të fejuarën e afrikanit Kgosi Ntlhe. Sipas dëshmitarëve, mesfushori është rrahur pa mëshirë: “Kishte gjak kudo. Agresorët e njohën që luan në Premier League dhe e godisnin fort duke thënë ‘Hajde t’ia thyejmë këmbët’. Ishte skenë shumë e shëmtuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpara dhunimit, ish-futbollisti i Leicester dhe Chelsea ishte përzënë nga stafi i sigurisë së lokalit pasi ishte shumë i dehur.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Danny, në foto në vitin 2016, kishte ngecur shumë në klubin e Manchester Manchester Chinawhite natën e sulmit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?