FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Candreva e tepron, qëllon me pëllëmbë shokun e ekipit në stërvitje (VIDEO)

Antonio Candreva duket i destinuar për t’u larguar nga Interi gjatë kësaj vere. Mesfushori i krahut të zikaltërve, por kalon një moment të vështirë, teksa transferi Spalleti ka kërkuar që ai të shitet. Ai është shfaqur shumë i nervozuar, në seancën e djeshme stërvitore, ku ka qëlluar me shpullë mesfushorin 18-vjeçar, Xian Emmers, në një mënyrë vërtetë të turpshme.

Gjithçka nisi pas një dueli mes të dyve, ku topi doli jashtë dhe Emmers pretendoi se nuk e kishte prekur. Kjo nervozoi Candrevën, që në aksionin pasardhës ndërhyri me forcë te 18-vjeçari dhe në përplasje e sipër, përdori duart për ta qëlluar në fytyrë.

Incidenti ka ndodhur para syve të Spallettit, ndërsa klubi zikaltër nuk ka reaguar ende për këtë situatë, por Candreva duket se është me “valixhe më duar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?