Mesfushori shqiptar shënon 2 gola të mrekullueshëm për 3 minuta
Vullnet Basha, mesfushori shqiptar që luan në Poloni te skuadra e Visla Krakovias, ka shënuar dy supergola në harkun e tre minuta, shkruan Albeu.com
Vëllai i Migjen Bashës, ka shmangur humbjen turpëruese të skuadrës së tij nga Pogon, pasi ishte duke humbur 0-3.
Basha me dy supergjuatje, të parën në minutën e 87-të dhe të dytën në minutën e89-të, ka “ëmbëlsuar” disi humbjen e skuadrës së tij.
Mesfushori shqiptar ka kapur kuotën e tre golave në kampionatin polak.
KOHA JONË SONDAZH

