FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi akuzoi për korrupsion, trajneri i Brazilit i përgjigjet: Më shumë kujdes dhe respekt

Trajneri i Brazilit, Tite e ka pranuar se është shumë i kënaqur për triumfin e Selecaos në finalen e Kupës së Amerikës. Ai i është përgjigjur edhe akuzave të drejtpërdrejta të Lionel Messit mbi kombëtaren braziliane.

 

“E quaj vetën trajner të Brazilit, sot. Padyshim. Sepse të drejtosh këtë skuadër, në Maracana, në tempullin e futbollit është një emocion i papërshkrueshëm. Personi që unë e quaj një futbollist i jashtëzakonshëm, një jashtëtokësor, duhet të ketë pak më shumë respekt. Ai duhet të pranojë dhe duhet të kuptojë kur humb.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi përballur në shumë duele, përfshirë edhe Kupën e Botës. Prandaj duhet të ketë kujdes me ato çfarë thotë. Po i përgjigjem direkt pakënaqësive të tij. Messi vendos këtë presion për shkak të rëndësisë që ka si individ. Çdokush ka problemet e tij, por duhet pak më shumë kujdes dhe respekt”, tha Tite.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kapiteni i Argjentinës, Leo Messi, u shpreh hapur pas eliminimit në gjysmëfinale, se konfederata amerikano-jugore e futbollit është palë me korrupsionin dhe se kontrollohet nga Brazili

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?