Messi dërgon Inter Miamin drejt “playoff”-it me dopietë dhe asist
Lionel Messi ishte sërish protagonist absolut për Inter Miamin, duke e udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje vendimtare 3-2 ndaj DC United. “Pleshti” realizoi një dopietë dhe shërbeu një asist për golin e parë, duke i dhënë ekipit të Floridës një hap të madh drejt fazës “playoff” të kampionatit amerikan.
Falë këtij suksesi, Miami ngjitet në vendin e pestë të Eastern Conference me 52 pikë. Trajneri Javier Mascherano e cilësoi triumfin si “shumë të rëndësishëm” në garën për objektivat sezonalë.
Ndërkohë, e ardhmja e Messit mbetet në qendër të vëmendjes. Ylli argjentinas është i vendosur të vazhdojë aventurën në MLS, me synimin për të mbërritur në formën më të mirë në Botërorin 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.


