Messi drejt Parisit, ky është momenti i mbërritjes në aeroportin e Barcelonës (VIDEO)
Lionel Messi është lojtari më i ri i PSG dhe tashmë nuk ka më dyshime. Ylli argjentinas pak ditë më parë u largua nga Barcelona pas 21 vitesh për të kaluar tek skuadra parisiene.
6 herë “Topi i Artë” ka mbërritur në aeroportin e Barcelonës për të fluturuar me avion privat për në kryeqytetin francez ku do të firmosë me klubin e sheikut Al-Khelaifi.
34-vjeçari me shumë gjasa do të përfitojë një pagë prej 35 milionë euro neto në sezon nga ku do të firmosë për 2 vite me opsion edhe për një të tretë.
https://twitter.com/i/status/1425056030166331395
KOHA JONË SONDAZH

