Messi i dhuron shokëve të Argjentinës dhe stafit nga një Iphone me kuti të artë
Një dhuratë e veçantë për secilin nga 26 shokët e ekipit dhe anëtarët e stafit, 35 gjithsej, për t’i falënderuar për triumfin në Kupën e Botës në Katar. Lionel Messi është treguar bujar, pas fitimit të çmimit “The Best” nga FIFA duke i shprehur secilit prej tyre mirënjohjen për ndihmën që i kanë dhënë.
Kapiteni i Argjentinës ka vendosur t’u japë shokëve të tij të skuadrës, trajnerit Scaloni dhe anëtarëve të stafit një I-Phone 14 me një kuti të artë në të cilin është gdhendur stema e Argjentinës me tre yjet e Kupës së Botës të fituar, me mbishkrimin “Champions Cup 2022”, emrin e çdo lojtari dhe numrin e fanellës që kishin mbajtur të veshur.
Në total, sipas raportimeve nga shtypi argjentinas, Messi ka shpenzuar rreth 200 mijë euro për këto dhurata. Messi synon t’u dorëzojë dhurata lojtarëve të tjerë të Albiceleste me rastin e grumbullimit që do të bëhet në fund të këtij muaji te Argjentina. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

