“Messi, Messi”, Ronaldo largohet i tërbuar nga fusha e lojës pasi u provokua nga tifozët (VIDEO)

Cristiano Ronaldo u largua i nervozuar nga fusha e lojës duke goditur një shishe me ujë, pasi skuadra e tij, Al Nassri u mposht 1:0 nga Al Ittihad në ligën Saudi Pro.

Kjo humbje shënoi ndeshjen e dytë me radhë në të cilën 38 vjeçari Ronaldo dështoi të shënonte gol. Braziliani, Romarinho shënoi për Al Ittihad 10 minuta para se të përfundonte koha e rregullt e ndeshjes, duke i siguruar fitoren skuadrës së tij, e cila tani rrëzon nga kreu skuadrën e Al Nassrit.

Tifozët e Al Ittihad vazhdimisht talleshin me Ronaldon duke brohoritur emrin e Lionel Messit gjatë tërë ndeshjes. Portugezi nuk e priti aspak mirë, duke shkelmuar dhe një shishe pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?