Messi në Arabi? Reagon presidenti i Al-Hilal: Mos më pyesni …

Al-Hilal në Arabi është një nga skuadrat më të interesuara për kampionin argjentinas të botës Leo Messi. Klubi tashmë po punon për ta bindur me një ofertë miliona dollarëshe, por ende nuk ka pasur as marrëveshje verbale.

Në këtë skenar, presidenti i Al-Hilal, Fahad Bin Saad Bin Nafel, u pyet për ardhjen e mundshme të Messit në klubin e tij dhe donte të shmangte thellimin në këtë çështje.

“Mos më pyet për Messin, nuk do të jap asnjë lajm. Nëse del diçka zyrtare, zyra e shtypit do t’ju njoftojë”, tha Fahad Bin Saad Bin Nafel, pas fitores së Al-Hilal në Kupën e Mbretit në penallti kundër Al-it.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?