Messi nuk ndalet, ja rekordi historik që ka vendosur

Messi nuk ka të ndalur në vendosjen e rekordeve. Argjentisa vazhdon të ketë një super formë edhe pse ka arritur në një moshë të madhe.

31-vjeçari e shënoi golin e tij të 26-të në La Liga në fitoren e Barcelonës 3:1 kundër Rayo Vallecanos të shtunën. Ai është golashënuesi më i mirë në ligë.

Ai ka nëntë gola më shumë se bashkëlojtari i tij, Luis Suarez, i cili i ka 17 gola deri tani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kylian Mbappe është golashënuesi i dytë më i mirë pas Messit, me 24 gola deri tani për Paris Saint-Germainin në Ligë 1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cristiano Ronaldo i Juventusit, Krzysztof Pi?tek i Milanit dhe Fabio Quagliarella i Sampdorias ndajnë vendin e tretë me nga 19 gola secili në Serie A.

Sergio Aguero i Manchester Cityt është i katërti me 18 gola në Premierligë, ndërsa Robert Leëandoëski i Bayern Munichut është i pesti me 17 gola në Bundesligë.

Po ashtu, Messi është edhe asistuesi më i mirë në pesë ligat kryesore evropiane. Përveç shënimit të golave, Messi ka krijuar 12 gola të tjerë për bashkëlojtarët e tij, që e bën atë asistuesin më të mirë në Evropë.

Eden Hazard i Chelseat renditet i dyti më 11 asiste në Premierligë, ndërsa Joshua Kimmich ka 10 asiste për Bayern Munichun në Bundesligë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?