Messi pas 4 vitesh në konferencë: E kam në mendje humbjen në “Anfield”, kjo s’tolerohet
Lionel Messit nuk i pëlqen shumë që të dalë në konferenca për shtyp. Ylli argjentinas ka dal sot pas plotë katër vitesh, për të folur për një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, humbjen 4-0 ndaj Liverpoolit. “Pleshti” është shprehur se kjo disfatë e ka mërzitur së tepërmi, pasi sipas tij kishin në dorë mundësinë për të fituar Championsin. Ai komentoi dhe të ardhmen e Valverdes dhe Griezmann.
– Si është situata në dhomat e zhveshjes?
– Mendoj se duhet të luanim një ndeshje tjetër, sepse ishte shumë e vështorë dhe nuk funksionoi asgjë. Ishte si një finale, si një titull. Kemi ende mundësi për të fituar dy tituj, duhet ta mbyllim sa më mirë sezonin.
-Çfarë mendoni për kritikat ndaj Valverdes?
-Unë jam i sinqertë. Nuk i kam parë shumë. Kam dëgjuar që ka pasur kritika për trajnerin, por mendoj se trajneri trajneri ka bërë një punë mbresëlënëse, mendoj se në atë eliminim kundër Liverpulit, ai është praktikisht i paqortueshëm dhe ne jemi të vetmit fajtor. Ishte për të ardhur keq për ndeshjen që bëmë, imazhin që lamë pas. Na ndodhi për të dytin sezon radhazi. E vërteta është se ajo që ndodhi nuk mund të tolerohet. Ne ishim duke luajtur një finale. Trajneri ndihet po aq fajtor sa ne në dhomat e zhveshjeve, por ne jemi më shumë se ai.
– A doni që Valverde të qëndrojë?
Po. Do të doja që ai të vazhdojë. Mund ta pëlqeni ose jo, ne për të dytin sezon radhazi mund të bëjmë “double”, dhe është një arritje. Në këto dy vite humbën dy ndeshje. Është e vërtetë se kemi pësuar shumë gola, por pjesa tjetër ka qenë pozitive.
-Ju do të fitoni sërish “Këpucën e Artë”. Çfarë do të thotë kjo për ty?
Nuk e mendoj këtë gjë. Nuk e kam në mendimet e mia. Jemi ende duke u përpjekur që të harrojmë atë që ka ndodhur në Liverpool, ose të paktën këtë gjë mendoj unë. Do të përpiqemi ta fitojmë këtë finale (Kupën e Mbretit) dhe ta përfundojmë sezonin me një tjetër trofe.
Duke folur sërish për atë që ndodhi në “Anfield”, peshon më shumë se sfida në Romë. A peshon ndopak në arritjet e tua?
Po. Duke parë se si shkoi Championsi këtë sezon, mund të kishim shkuar në finale. Ky kompeticion ishte në dorën tonë, ndaj dhe zhgënjimi është i madh, duke përsëritur atë që ndodhi në Romë.
A do ju pëlqente që Griezmann të luante me Barcelonën sezonin e ardhshëm?
Nuk mendoj për këtë gjë.
/Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

