Messi refuzon ofertën arabe, për të ardhmen është pranë Inter

E ardhmja e Leo Messit me shumë mundësi do të jetë tek Inter Miami. Skuadra amerikane ka rritur gjatë orëve të fundit përpjekjet për të nënshkruar me “yllin” argjentinas dhe propozimi i fundit për ish-in e Barcelonës është tundues.

Madje, disa media argjentinase e konsiderojnë të mbyllur marrëveshjen me Inter Miamin. Al-Hilal, në Arabi, ende por pret një përgjigje pozitive nga lojtari. Klubi nga Liga profesionale e Arabisë Saudite ka planifikuar zyrtarizimin e marrëveshjes pasi Leo të kthehet nga grumbullimi me kombëtaren.

Barcelona ndërkohë nuk është dorëzuar dhe vijon të ëndërrojë për një rikthim të tij te katalanasit, edhe pse kushtet ekonomike nuk janë më të mirat e mundshme.  Interesi i Barcelonës mbetet i palëkundur, por nga klubi kanë dhënë sinjale se ky operacion është shumë i vështirë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?