Messi rikthehet në kombëtaren e Argjentinës, por do të luajë vetëm në një ndeshje

Leo Messi kthehet në përfaqësuesen e Argjentinës. Trajneri Lionel Scaloni e ka përfshirë yllin e Barcelonës në listën për dy ndeshjet kundër Venezuelës dhe Marokut. E para do të luhen në “Wanda Metropolitano” më 22 mars dhe duelin tjetër katër ditë më vonë.

Synimi i Messit dhe i Federatës Argjentinase, është që “pleshti” të luajë në ndeshjen e parë që do të luhet në kryeqytetin e Spanjës. Kompania organizuese e këtij takimi ka përdorur emrin e Messit si një kërkesë për tifozët dhe ka arritur që të shesë 10,000 bileta.

Megjithëse mungon konfirmimi përfundimtar, Messi nuk do të marrë luajë në ndeshjen e 26 marsit kundër Marokut. Barcelona luan katër ditë më vonë derbin kundër Espanyol dhe Leo dëshiron të jetë në gjendjen më të mirë fizike, pasi më pas do të luhet dhe dueli i radhës në Champions, nëse do të kalojnë Lyon-in.

Swiss Digital Desktop Reklama

Messi vendosi të largohet nga skuadra argjentinase në përfundim të Kupës së Botës. Ai nuk mori pjesë në asnjë nga miqësoret e vitit 2018, kushtëzuar edhe nga kalendari i ngjeshur i Barcelonës. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?