Messi rikthehet në stërvitje, Betis bën humor me të
Lionel Messi është kthyer në stërvitje pas dëmtimit që e la jashtë miqësoreve të fundit dhe ndeshjes së parë të La Ligas në fushën e Bilbaos. “Pleshti” por ngroh motorët për sfidën e javës së dytë të kampionatit, që do të zhvillohet të dielën, në orën 21:0, në “Camp Nou”, kundër Real Betisit.
Në Spanjë e kanë pritur me shumë interes lajmin e rikthimit në fushë të Messit, madje kanë dashur edhe të bëjnë humbur me këtë fakt. Klubi i Betisit, nëpërmjet Twitterit, i është përgjigjur mesazhit të Barcelonës për lajmin e mirë për Messin, duke shkruar:
“Mos u nxito, Leo! Nuk është nevoja që të sforcohesh…”
Sezonin e kaluar pikërisht Real Betisi ishte një nga viktimat e preferuar të Lionel Messit, që i ka shënuar 5 gola në 2 përballjet e kampionatit.
KOHA JONË SONDAZH

