“Messi s’do të mbahet mend si futbollisti më i mirë në histori”
“Lionel Messi nuk do të mbahet mend si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, përveç nëse fiton Kupën e Botës”, ky është mendimi i ish-trajnerit të Spanjës, Jose Antonio Camacho. Në një intervistë për ABC në Spanjë, Camacho tha se: “Messi është një lojtar shumë i mirë, por nuk mund të jesh më i miri në botë, ose në histori, nëse je argjentinas dhe nuk fiton njëherë Kupën e Botës”. “Pleshti” ka fituar shumë trofe në karrierën e tij, por strategu i njohur mendon se Kupa e Botës e penalizon.

“Ka vende me më pak traditë dhe të mos fitosh një Kupë Bote mund të jetë më pak domethënëse. Por Argjentina është një kombëtare e fortë. Pa një trofe të tillë, Messi s’mund të quhet më i miri”.
Sidoqoftë, Camacho nuk e vë në dyshim talentin e Messit: “Ai mund të ndryshojë lojën në çdo kohë. Mund të jetë një ndeshje e barabartë mes dy skuadrave dhe ai papritur e çekuilibron atë. Mendoj se mund të bëhet një trajner i mirë”.
Messi ka fituar 5 herë “Topin e Artë” dhe shumë trofe të tjerë individual. Ai ka shënuar 6-3 gola dhe ka dhënë 242 asist në 687 në karrierën e tij. Ka fituar Champions League 4 herë, por me Argjentinën nuk ka arritur që të fitojë Kupën e Amerikës dhe as Kupën e Botës. /Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

