Mezani: Më vjen keq për Kamzën, por ne fituam për veten tonë

Laçi tregoi edhe njëherë se nuk ka ndërmend që të heq dorë nga objektivi për të zënë një vend në Europa League. Kurbinasit mundën 2-1 Kamzën, ndërkohë që pas ndeshjes trajneri Gentian Mezani vlerësoi paraqitjen e skuadrës sot dhe tha se po punon me mendjen te Kupa e Shqipërisë, trofe që kërkon ta fitojë.

“Deri në momentet e pësimit të golit po e administronim mirë lojën. Një moskuptim i Gjonit me Qaqin, solli golin e Kamzës. Na futën pak në presion. Skuadra reagoi mirë. Ne do të bëjmë të pamundurën dhe në ato 90 minutat e fundit. Shpresoj t’ia arrij qëllimit. Më vjen keq për Kamzën, në qoftë se do të bjer, është edhe një ndeshje, është e kot që të flas.

Kemi luajtur për veten tonë, për të arritur objektivin që kemi. Nuk i ka ardhur mirë Shtubinës që Vllaznia po binte. Kemi punuar duke menduar vetëm ndeshjen tone dhe objektivin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam i kënaqur me skuadrën, ka pjekuri dhe nuk është ajo e dy fazave të para. Pjekuria po shfaqet në skuadër dhe kjo ka qenë një ndeshje me karakter”, ka thënë Mezani pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?