FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mihaj: Gati të jap kontributin tim, mund të jetë viti i fundit në Greqi

Enea Mihaj është një nga futbollistët ku mund të bazohet e ardhmja e kuqezinjve. Mbrojtësi ka konfirmuar se ka një dalim në atmosferën në grumbullim pas ardhjes së trajnerit Edy Reja. Në një intervistë për Supesport, ai shfaqet optimist në prag të dy sfidave të ardhshme kundër Islandës dhe Moldavisë.

“Kemi punuar shumë mirë këto dy javë. Të gjithë jemi fokusuar te puna dhe me trajnerin e ri, po punojmë edhe me një sistem të ri, Duhet të jemi shumë të fokusuar te puna që duhet të bëjmë dhe besoj se do të marrim rezultat të mirë në ndeshje. Të gjithë lojtarët që jemi në kombëtare jemi gati të japim më të mirën, kur të na jepet mundësia të futemi në fushë. Po të jetë radha ime, jam gati të bëj më të mirën, për të ndihmuar Shqipërinë për një rezultat të mirë.

Një sistem me 3 mbrojtës, të jep më shumë siguri në prapavijë, por duhet komunikim shumë i mirë me shokët e repartit, pasi mund të krijohen probleme. Besoj se kemi punuar shumë mirë këto dy javë dhe kemi kuptuar se çfarë do trajneri. Kemi në skuadër futbollistë që luajnë me ekipe të rëndësishme në Europë, që ditë të përshtaten shpejt me idetë e trajnerit”, tregon Mihaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtësi ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare edhe kur trajner ishte Panucci, ku jo rrallë reparti i prapavijës përfundonte nën akuzë, për gola të shumtë të pësuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është e vërtetë që kemi pësuar shumë gola, por kur një ekip pëson, nuk është faji vetëm i mbrojtjes. Ne nuk kemi luajtur si grup dhe besoj se ky ka qenë problem, që kemi marrë shumë gola. Është e vërtetë që kisha një dëmtim këtë vit dhe nuk luajta në të gjitha takimet. Prej dy sezonesh kam bërë paraqitje të mira në Greqi dhe besoj se ky mund të jetë viti i fundit në kampionatin helen.

Kam disa oferta, por menaxheri im po punon me atë pjesë, pasi unë jam i përqendruar te Kombëtarja. Kam oferta nga dy ekipe në Itali, por edhe në Holandë, megjithatë varet se si do shkojnë negociatat edhe me klubin tim, që kërkon 1.5 milionë euro për kartonin tim. Pra momentalisht jam në pritje dhe vijoj të punoj, pavarësisht nëse do vijoj në Greqi, apo do kaloj në një kampionat tjetër”, deklaroi Enea Mihaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?