Milan, Berluskoni prezanton veten, më pas trajneri dhe dy blerjet e verës
Presidenti i Milan, Silvio Berlusconi, bashkë me vajzën e tij, Barbara Berlusconi, administratorin Adriano Galliani dhe trajnerin Sinisa Mihajloviç, para se ky i fundit të jepte konferencën e parë për shtyp u prezantua vetë me fanellën e Milan.
Pas Silvio Berluskonit, fjalën e ka marrë trajneri Sinisha Mihajloviç, i cili e ka nisur duke u ndalur tek koncepti bazë i tij: “Duhet të kthehemi te mentaliteti që këtë skuadër e ka karakterizuar për shumë vite dhe që ka shkruar historinë e lavdishme: të jemi fitues,” – theksoi ai. “Në fushe dua të futemi me vetëdijen se do të bëjmë mirë dhe se kundërshtari duhet të na ketë frikë, ashtu siç ndodhte kur unë luaja kundër Milan dhe sa herë e shihja e dija se sa e vështirë do të ishte.”
“Merkato? Investime super deri tani, jam i bindur se mund të bëjmë gjëra të mëdha. Kam idetë e mia, dhe mendoj se Baka dhe Luiz Adriano do të luajnë në sulm të dy. El Sharauin e shoh si mesfushor dhe do ta provoj, pasi me ka dhënë ok, teksa edhe Menez do të luajë mbrapa. Ka disa elemente cilësorë, të shohim, por skema është 4-3-1-2 që mund të bëhet 4-2-3-1 sipas kushteve dhe kundërshtarit.”
“Nuk jam rrufjan, kam një histori që s’ka lidhje me Milan, por që tani do të ndërtoj historinë time këtu. Berlsukoni? Raporte fantastike me presidentin më fitues në historinë e futbollit. Do të flasim për çdo gjë”.
Pas dështimeve në merkato, Milan ka nisur me konfirmimet e lojtarëve. Pas Andrea Bertolacci, një mesfushor, radhën e kanë pasur sulmuesit. Carlo Bacca dhe Luiz Adriano janë futbollistët, të cilët i janë bashkuar ekipit të Sinisa Mihajlovic.
Milan ka nxituar të caktojë edhe numrat që do të mbajnë. Bacca do të ketë 9, ndërsa Luiz Adriano, 70. Carlo Bacca i ka kaluar kontrollet mjekësore. Kolumbiani i ka kushtuar Milan 30 milionë euro. 23-vjeçari pritet t’i bashkohet ekipit më 20 Qershor.
Luiz Adriano është lojtari tjetër i Milan. Braziliani është transferuar nga Shakhtar Donetsk për 8 milionë euro. 28-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në Qershor të 2020. Merkato e Milan nuk do të ndalet me kaq, pasi për ta kthyer përsëri konkurrues duhen afrime të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

