Milan i pakënaqur me Messias, kërkon të transferojë sulmuesin e Kosovës
Milan do të bëjë ndryshime në skuadër në sezonin e ardhshëm. Mediet italiane raportojnë se në radarin e “Djallit” ka rënë sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.
Sulmuesi dardan po kalon një super sezon në Ligue 1 me skuadrën e Lille dhe kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re.
Marrëdhëniet e shkëlqyera me klubin francez e ndihmojnë Milanin, edhe nëse për momentin nuk ka negociata në zhvillim. Nëse do të transferohej te Milan, Zhegrova do të zinte vendin e Messias te skuadra e Piolit.
KOHA JONË SONDAZH

